RADOMIRA E DIBRES

Diber Albania

Përshkrimi i biznesit:

Radomira e Dibrës është vendi ku nis rrugën turistike për të ngjitur Malin e Korabit. Në Radomirë po zhvillohet Festa e Bjeshkëve, një mundësi më shumë për të tërhequr vëmendjen e turistëve, përmes bukurive natyrore.

Në fshat janë shtuar vizitorët, ka nga ata që nisin direkt ngjitjen në mal, ndërsa të tjerët janë mbledhur në këmbë Korabit.

Ismet Shehu është shef kuzhine në restorantin e tij në kryeqytet. Ka lindur dhe është rritur në Tiranë, por kanë sjellë rrënjët e familjes në Korab.

“Sot është Festa e Dibrës, prandaj kam ardhur. Është vendlindja e babait tim, një vend shumë i bukur “, shprehet Ismeti.

Radomira është e njohur veçanërisht për prodhimin e djathit të deles. Çdo ditë qumështi mblidhet në tërë zonën e fshatrave përreth bjeshkëve. Në baxhon e Hysen Dabullës arrijnë 3 kuintë dhe gjysmë qumësht, që menjëherë futet në përpunimin e procesit. Kërkesa për djathin e Radomirës është e lartë sepse është ushqim i deleve që kullosin në Korab, që i jep një shije të veçantë të qumështit.

Si në të gjitha fshatrat e Shqipërisë, jeta është e vështirë, por Radomira ka potencial turistik dhe banorët nuk duan masterplane apo projekte të mëdha, ata kërkojnë të investohen për të ndërtuar 4 kilometra rrugë që lidhin fshatin me aksin kombëtar Kukës-Peshkopi. Premtime ka sa herë që bëhen zgjedhje, por deri tani asgjë nuk është bërë.

Natyra spektakolare sundon në Radomirë. Ajri i pastër, burimet e ujit, kullotat dhe pyjet në faqet e Korabit janë një burim që mund të japë zhvillim të të gjithë zonës, duke kthyer Radomirën në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.

Informacion shtesë:

FESTA E DRINIT DIBER

Diber Albania

Përshkrimi i biznesit:

Festa e Drinit organizohet ne perputhje me objektivat afategjata te
zhvillimit te turizmit ne komunen Muhurr dhe zhvillimit komunal ne tersi.
Eshte nje fest e cila sherben si promovuese e ides per zhvillim.
Kjo feste do te jete ne nje dite e cila do te jap idene e fillimit te
sezonit te pushimit, ku nga kjo dite e pas ne bregun e lumit Drin, ofrohen
sherbime per pushim.
Data 1 (nje) Korrik e çdo viti do te jete dita e festes se Drinit.
Kjo feste zhvillohet ne te shtunen ose te Dielen me te afert me
daten 1 korrik, per arsye te nje pjesmarrje me masive si dite pushimi.
Mund te kete edhe shtyrje te dates ne vartesi te nje moti me shi apo
te ftohti duke patur parasysh se eshte festa e hapjes se sezonit te
plazhit.
Ne vazhdimesi , ne vartesi nga kushtet klimatereike do te kete levizje
data e zhvillimit te ketij aktiviteti
Adimistrata e komunes Muhurr eshte aktori kryesor qe kordinon te
gjitha veprimet per organizimin e festes se Drinit.
Detyrat per organizimin e dites “Festa e Drinit”.
1. Pregaditet nje banderol me shkrimin “Miresevini ne Muhurr” dhe
Welcome in Muhurr” e cila vendoset ne vendin me te dukshem ne
hyrje.
2. Pregaditet dhe shperndahen ftesat, behen njoftime ne median e
shkruar dhe elektronike lokale.
3. Kontaktohen tregtaret e fast-food dhe dyqaneve te tjera ushqimore,
duke ofruar sherbim ambulant. Gjithashtu kontaktohen edhe
shoferet e transportit te udhetareve per transport nga Peshkopia ne
Muhurr.
4. Pergatitje e terrenit ku do te zhvillohet aktiviteti duke improvizuar
skena sipas mundesive ekonomike , si dhe rregullim e pastrim te
siperfaqeve per plazh.
5. Sigurimi i fonise.
6. Marrin pjese kengetar, valltar ,humoriste qe interpretojn live.
7. Organizohen ekipe per zhvillim lojrash sportive si Futboll, Volejbill,
Not etj.
8. Organizohen ekipe per zhvillim lojrash popullore si terheqje litari,
kala Dibrançe, thyrje krahu etj.
9. Eshte e pranishme trupa e Cirkut te peshkopise.
10.Krijohet nje kend per afirmimin dhe shitjen e prodhimeve vendase.
11.Pregaditet dreka per te ftuarit.
12.Behet njoftim zyrtar per policine per ruajtjen e rendit dhe te sigurise
publike.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Muzeu i Kastriotëve

Sinë, Peshkopi, Diber, Albania

Përshkrimi i biznesit:

“Muzeu i Kastriotëve”, në fshatin Sinë të Dibrës ndodhet vetëm 20 kilometra larg qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1985 kjo zonë është përcaktuar nga historianët si qendra e Principatës së Kastriotëve dhe vendlindja e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë në fshatin Sinë e Poshtme u ndërtua po në këtë vit muzeu.
Ekzistenca e “Kepit të Skënderbeut”, “Gurëve të Gjinit”, si dhe gjetja e një mbishkrimi në gur, gjatë gërmimeve për plita,çuan në ndërtimin e muzeut, i cili në përbërje të tij ka patur në një sërë objektesh te luftëtarëve të mbledhura ndër vite.
Gjatë viteve ’90 edhe ky muze u plaçkit dhe duket se kjo gjë nuk po përfundon ende. Në maj të vitit 2011 u bë i mundur rikonstruksioni i muzeut, pasi ishte njoftuar që do të mbërrinte nga Italia Giorgo Marino Skënderbe, dhe fatmirësisht punimet ishin mbyllur një ditë më parë.
Tashmë “Muzeu i Kastriotëve” është në rregull jashtë dhe thuajse bosh brenda.
Krahas rrugës së shkatërruarr, e cila pengon së tepërmi ardhjen e vizitorve, me keqardhje konstatohet edhe “humbja” e objekteve.
Një banor të zonës thotë: ”Komuna duhet të japë 50 mijë lekë (të vjetra), për personin që do ta mirmbajë dhe do të luaj rolin e cicëronit,por ato nuk më japin asnjë lek,se m’a lanë mua si detyrë”.
Kështu qënka i shkruar fati i monumenteve tona, fat i pështirë mes plaçkitjeve dhe grabitjeve.

Informacion shtesë:

Llixhat e Peshkopisë

Ujrat Terminale, Peshkopi, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Llixhat e Peshkopisë ndodhen pranë qytetit veri lindor të Peshkopisë. Ato burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 – 43,5 gradë C dhe me një prurje prej 14 litra/sek. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike. Krahas këtyre burimeve, në Shqipëri gjenden burime ujërash të pijshëm me efekte pozitive për shëndetin, siç është burimi i “Kroit të Bardhë” në Komunën e Selitës në rrethin e Mirditës, (i njohur për kurimin e gurëve në veshka) si dhe banjat e avullit të Postenanit pranë Leskovikut.

Informacion shtesë:

Furre Buke – Pasticeri “Balliu”

Adress: Tercilio Kardinali, Peshkopi 8301, Albania
+35568 205 6518

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Dyqan, Artizanale

 

Furre Buke – Pasticeri Balliu me nje experience edhe tradite disa vjecare te prodhimit prej brumi, ofron me furrat e saj ne Peshkopi cilesi, pasterti, shpejtesi si edhe sherbim te kulturuar. Furre buke Balliu ofron per ju te nderuar kliente me shume se 7 lloje buke, ku eshte furnizuesi kryesor i restoranteve, dyqaneve ku vec te tjerave marin shume porosi te produkteve tradicionale si te paret ne tregun dibran! Balliu eshte nje pasticeri me embelsira te tradites, si edhe torta te shumellojshme, ku jane me shume se 30 lloje ne pasticeri, ndersa porosite kryesore mbeten ato tipike dibrane. Te gjitha nenproduktet tona jane te brumerave dhe miellit BIO 100 % jemi dhe sherbejme gjithmone me lenden e pare Bio dhe pa asnje konservant, kjo e ben suksesin dhe cilesine e prodhimeve tona. Balliu ka gjithashtu lokal dasmash me nje ambient bashkohore dhe komod ne qytetin e Peshkopise ku organizohen vec dasmave edhe evente te ndryshme.

Adresa: Tercilio Kardinali, Peshkopi 8301, Albania

Web   f   Insta                                                      Rezervo

Orari:

06:00 - 10:00

Informacion shtesë:

Mali I Korabit

Mali Korabit, Peshkopi, Dibër, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota, i cili vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në majën e saj e cila ka lartësinë 2764 m. Nga ana e Maqedonisë mund të udhëtohet deri në fshatrat e Rekës duke udhëtuar nga Dibra e Madhe-R.Maqedonisë e deri në disa prej këtyre fshatrave siç janë: Nistrovë, Bibaj, Zhuzhnjë, Rimnicë, Grekaj, Tanushaj, Nivisht si dhe në pjesën tjetër të Strazimirit nga organizohen ngjitjet alpinistike çdo vit. Vargmali i Korabit shtrihet mbi 40 kilometra në drejtimin veri-jug midis pjesës së poshtme të Drinit të Zi dhe saj kontribues Radika. Ajo është e vendosur rreth trekëndëshit kufitar të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në jugperëndim të maleve të Sharit. Korab është një masivi shumë i thyer malor dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqeror të Paleozoikut me strukturat në blloqe, si dhe disa shkëmbinj të dëmtuara rëndë prej gipsi të Triasikut Permian. Në anën perëndimore, mali bie thikë mbi muret shkëmbore. Ana veriore përbëhet nga shkëmbinj të thepisur. Një lloj i kulmit të dyfishtë, i Korabit I dhe II, që arrin lartësinë 2756 m, e cila pothuajse ka të njëjtën lartësi, është rreth 150 metra në veriperëndim të majës së Korabit brenda territorit shqiptar. Në të njëjtën kreshpë janë dy majat e tjera duke arritur mbi 2700m, Shulani i Radomirës dhe Korabi III. Juglindja, duke pasur pak zona shkëmbore ndajnë disa livadhe, të cilat arrihen shumë thjesht, dhe herë pas here nga barinjtë me kopetë e tyre të deleve. Përveç majës së Korabit, ka disa të tjera, pothuajse në të njëjtën kuotë lartësie të barabartë. Në veri të majave binjake ka një numër të shumtë të tjerash paemër, me kulla shkëmbore me lartësi pothuajse të barabartë. maja gjendet rreth dy kilometra në jugperëndim, (maja /Porta e Korabit / Korapska Mala Vrata) arrin 2727m. Një disa qindra metra në jug është një tjetër majë maja e Moravës, e cila është 2718 metra. me vetëm pak metra më e ulët. majat janë gërryer herë pas here nga tektonika radiale në formën e blloqeve që në fund të Luginës Radika nga pala e Republikës të Maqedonisë. Këto blloqe herë pas here kanë shpatet pjerrta që të arrijë deri në 500 m (1,640 ft). Në pjesën më të lartë të saj, mbi 2000 m (6562 ft), klima është alpine dhe përfshin disa elemente të florës alpine. Mali Korab është shtëpi për ujvara spektakolare në luginën e sipërme të lumit Përroi i Thellë (mq: Dlaboka reka). Gjatë kohës së pranverës, ujëvarat arrin një lartësi prej mbi 130 metra, e cila e bën atë më të lartën në Maqedoni. Kufiri shtetëror ndërpret majën më të lartë Korabi i madh. Ngjitja nga pala e Republikës të Maqedonisë përfshin hyrjen e zonës kufitare maqedono-shqiptare, për të cilën është e nevojshme një leje e veçantë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, edhe pse njerëzit rregullisht shkelin në Korab edhe pa të.

Informacion shtesë: