RADOMIRA E DIBRES

Diber Albania

Përshkrimi i biznesit:

Radomira e Dibrës është vendi ku nis rrugën turistike për të ngjitur Malin e Korabit. Në Radomirë po zhvillohet Festa e Bjeshkëve, një mundësi më shumë për të tërhequr vëmendjen e turistëve, përmes bukurive natyrore.

Në fshat janë shtuar vizitorët, ka nga ata që nisin direkt ngjitjen në mal, ndërsa të tjerët janë mbledhur në këmbë Korabit.

Ismet Shehu është shef kuzhine në restorantin e tij në kryeqytet. Ka lindur dhe është rritur në Tiranë, por kanë sjellë rrënjët e familjes në Korab.

“Sot është Festa e Dibrës, prandaj kam ardhur. Është vendlindja e babait tim, një vend shumë i bukur “, shprehet Ismeti.

Radomira është e njohur veçanërisht për prodhimin e djathit të deles. Çdo ditë qumështi mblidhet në tërë zonën e fshatrave përreth bjeshkëve. Në baxhon e Hysen Dabullës arrijnë 3 kuintë dhe gjysmë qumësht, që menjëherë futet në përpunimin e procesit. Kërkesa për djathin e Radomirës është e lartë sepse është ushqim i deleve që kullosin në Korab, që i jep një shije të veçantë të qumështit.

Si në të gjitha fshatrat e Shqipërisë, jeta është e vështirë, por Radomira ka potencial turistik dhe banorët nuk duan masterplane apo projekte të mëdha, ata kërkojnë të investohen për të ndërtuar 4 kilometra rrugë që lidhin fshatin me aksin kombëtar Kukës-Peshkopi. Premtime ka sa herë që bëhen zgjedhje, por deri tani asgjë nuk është bërë.

Natyra spektakolare sundon në Radomirë. Ajri i pastër, burimet e ujit, kullotat dhe pyjet në faqet e Korabit janë një burim që mund të japë zhvillim të të gjithë zonës, duke kthyer Radomirën në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë: