Restorant Gramoz

Velko Vlahoviq BB, Debar, Macedonia
+389 70 662 227

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Restorant

I konsideruar Restoranti më Mikëpritës Gramoz Restaurants në Dibër të madhe, dhe i përmendur në të gjitha listat e vendeve ku duhet të hash në qytetin e dibrës, ky restorant ka rrëmbyer zemrat si të vendasve nga të dy anët e Dibrës si të madhes dhe asaj  te voglës, Gramoz Restaurants njihet dhe për organizime festash si ditëlindje, fejesa apo organizime të ndryshme kolektive miqësore nga diaspora e trevat e krahinës Dibër edhe të turistëve që vizitojnë Dibrën. Ku pranohen prenotime dhe shërbime në tavolinë dhe në ambintet jashtë për evente të ndryshme. Kjo i detyrohet finesës të famshme të restorantit  apo drurit të bukur dekorues e atmosferës së ngrohtë, aq edhe mënyrës kreative përmes të cilës vijnë disa nga pjatat më tradicionale shqiptare, përfshirë dhe ato të periudhës së para luftrave. Gramoz Restaurants, përmes pjatave tradicionale, gatimit të Guzhinës dibrane, ajo gatuan dhe menu të tjera mesdhetare dhe europiane,  që ka një vend special në zemrën e çdo shqiptari për menun e gatimin dhe karakteristikën që ofron restoranti.

Adresa: Velko Vlahoviq BB, Dibër e Madhe

fInsta                                                                  Rezervo

Orari:

08:00 - 23:00

Informacion shtesë:

Restaurant Piceria Europa – Afrona

Dibër e Madhe, Maqedoni
046832523 / 046833004

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Restorant

VENDNDODHJE FANTASTIKE DHE PJATA PËR ÇDO SHIJE
Tejet popullor dhe me dy pika në zonat më në modë të Dibres së Madhe, kush viziton dibrën dhe qendrën e saj është e pamundur t’i shpëtoni pjatave të “ Restaurant Piceria Europa – Afrona Dibër”. Restaurant Piceria Europa – Afrona Dibër është një restorant që kanë zënë rrënjë në rekomandimet lokale. Është pagëzuar nga italishtja me emrin e “Mjeshtrit” sepse menuja është harmonizuar mes traditës shqiptare dhe asaj mesdhetare duke mëtuar të ofrojë gatimin bazik “të duarve”.

Restoranti ka një menu mjaft të pasur, e të gjitha pjatat vijnë me cilësinë maksimale dhe plot shije. Që nga pizza–t e makaronat, tek sallatat apo llojet e ndryshme të mishit e peshkut, Restaurant Piceria Europa – Afrona Dibër përmbush njëlloj të gjitha preferencat. Sapo mëngjesi ka lëshuar butë duart mbi qytet, në kryqëzimin ku ndodhet “ Restaurant Piceria Europa – Afrona Diber” mjeshtrat nisin punën. Buka përgatitet herët, makaronat e freskëta po ashtu, kantina kontrollohet për të bërë përzgjedhjet e ditës, ndërsa shefi bën gati propozimet për të apasionuarit pas ushqimit.
Mbizotëron kuzhina italiane dhe mesdhetare, shquhet piceria me dinamikën e saj të brumit, triumfojnë pjatat me përbërës të freskët që dekorohen në finale sipas harmonisë mes shijeve dhe erëzave lozonjare.

Adresa: Dibër e Madhe

f Insta                                                                 Booking

Orari:

08:00 - 23:00

Informacion shtesë:

Bar Restorant Pastiçeri Hotel Korabi

Bulevardi Elez Isufi 17, Peshkopi, Albania
+35569 207 0107

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Hotel, Restorant, Bar

 

”KORABI”: Hotel, Bar, Restorant, Piceri, Pastiçeri. Me nje histori te gjate suksesi ne treg. Sot paraqitet me nje performance krejt te re ne investime dhe ne menaxhim, ne cmime dhe kujdesin ndaj klienteles. HOTEL KORABI, ka nje lulishte ku gjen qetesine qe vetem ky vend te ofron, Restorant me gatime tradicionale dhe moderne, pasticeri, piceri krijon nje ambient  miqesor per turistet vendas dhe te huaj.
Bar Restorant Pastiçeri Hotel Korabi ju ofron shërbimet e mira qe ofron, krijon nje ambient relaksues ku ndërthuren mjaft mirë gatimi, mikëpritja, çiltersia dhe pamja e mrekullueshme e Peshkopisë. Aty mund të gjeni pervecse bar-it, kënd lojerash dhe organizime të ndryshme festive, evente dhe mbremje te ndryshme nga qytetaret vendas.
Pastiçeria njihet per llojet e ëmbëlsirave te prodhuara ashtu sic vete historiku i Turizmit njihet ne Diber, ku produktet jane bio dhe të freskëta te servirura enkas për kënaqësinë tuaj.
Për porosi të ëmbëlsirave si bakllava, sheqerpare, shëndatli, torta dhe të tjera kontaktoni tek info e reklamës.

Adresa: Bulevardi Elez Isufi 17, Peshkopi, Albania

Web   f   Insta                                                                 Rezervo

Orari:

6:30 - 22:30

Informacion shtesë:

Banket “New York”

L.Perëndimi, Peshkopi, Albania
+355682045872

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Bar, Restorant

Pronotoni lokalin i cili nëpermjet sherbimit dhe standartit, do ju mundesojë çertifikimin e një dasme vërtetë cilesore !
Zgjidhni “Banket New York “qe gezimin tuaj ta shikoni shpesh
Shikoni faqen si me poshte te facebook dhe instagram dhe do shikoni me me detaje gjithe banketet aktivitetet dhe cfare ofron Banket “New York”.
I cili njihet per kualitetin dhe arkitetkturen komforte brenda.

Adresa: L.Perëndimi, Peshkopi, Albania

Web   f   Insta                                                      Rezervo

Orari:

07:00-00:00

Informacion shtesë:

Bar Pasticeri Roi

Rruga Nazmi Rushiti, Peshkopia, Dibër, Albania
+35568 337 3333

Përshkrimi i biznesit:

Our Channels:

   

Kategoria: Bar Pasticeri

Ideja për të krijuar një biznes të tillë ka lindur si një eksperiencë disa vjeçare që punon në disa prej pastave më të njohura dhe jashtë saj dhe duke ditur nga afër aftësinë e përgatitjes së ëmbëlsirave dhe duke e kthyer atë në një art të vërtetë.
Ndërtimi i një ure duke filluar një gur është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Brenda pak vitesh Bar Pasticeri Roi është bërë një nga më të njohurat dhe modernet në ëmbëlsirën dhe tregun e ëmbëlsirave në qytetin e Peshkopisë.

Për realizimin e këtij projekti ishte e nevojshme për të ndihmuar njerëzit e afërt të cilët me profesionalizmin e tyre kanë arritur të ruajnë një nivel të lartë të cilësisë së produkteve, shërbimit dhe mbajtjes së një niveli të lartë kënaqësie në klientët tanë. Ku krijojmë një shumëllojshmëri të ëmbëlsirave të të gjitha llojeve tradicionale dhe krijuese që i shërbejmë klientëve tanë.

Vendi ideal ku mund të filloni ditën me dashamirësinë e duhur, shërbimi dhe produktet që gjeni këtu janë përmbushja e kërkesave që qytetarët e Peshkopisë kanë pritur prej kohësh. Ejani tek Roi sepse ne do t’ju ofrojmë korrektësinë dhe cilësinë në shërbim.

Për më shumë informacion, shikoni fotot tona ilustruese.

Address: Rruga Nazmi Rushiti, Peshkopia, Dibër, Albania

f Insta                                                      Rezervo

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Vila Rama

Bulevardi Peshkopia, Dibër, Albania
+355692070014

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Bar, Farmaci

Vila Rama me nje pamje arkitekturore te bukur qe ndodhet mu ne qender te Bulevardit “Elez Isufi” perballe ish-gjimnazit te Peshkopise ku ne strukturen e Viles gjendet Farmacia me e njohur e qytetit te Peshkopise si dhe nje Bar modern ku njerzit gjejne clodhjen ne ambjetin e saj te ngrohte.

Adresa: Bulevardi Peshkopia, Dibër, Albania

f   Insta                                                      Rezervo

Orari:

08:00 - 23:00

Informacion shtesë:

Bar Hotel Amma

Rruga Rasim Fetahu Bardulla, Peshkopia, Dibër, Albania
+35568 275 4817

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Bar, Hotel

Hoteli Amma ofron dhoma dopjo dhe familjare ku ndodhet ngjitur me burimin e Llixhave ku karakteristika e ketyre ujrave termal jane: ato burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 – 43,5 gradë C dhe me një prurje prej 14 litra/sek.

Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike. Krahas këtyre burimeve, në Shqipëri gjenden burime ujërash të pijshëm me efekte pozitive për shëndetin, siç është burimi i “Kroit të Bardhë” në Komunën e Selitës në rrethin e Mirditës, (i njohur për kurimin e gurëve në veshka).

Adresa: Rruga Rasim Fetahu Bardulla, Peshkopia, Dibër, Albania

f Insta                                                      Rezervo

Orari:

00:00 - 00:00

Informacion shtesë:

Paketa: ,

Bar-Piceri-Restorant QENDRA

Shëtitorja "Elez Isufi", përballë Pallatit të Kulturës, Peshkopia, Dibër, Albania
+35568 575 7676

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Bar, Piceri, Restorant

 

Bar-Piceri-Restorant QENDRA ndodhet mu ne qender te bulevardit Elez Isufi perballe Pallatit te Kultures se Peshkopise.

Nje restorant te cilin nuk mund ta zevendesoj dot me asnje vend tjeter!
Sherbim cilesor, ushqim teper i shijshem, dhe nje staf i mrekullueshem.
Bar-Piceri-Restorant “QENDRA” ofron specialitetet me te mira te kuzhines tradicionale si dhe pica te llojeve te ndryshme, cilesia me e larte e gatimit.

Gatimet e krijuara me kujdes dhe dashuri nga guzhina jone ekselente shoqorohen me pijet me te mira.

Per kete Bar-Piceri-Restorant “QENDRA” ka menduar duke krijuar Barin mbushur plot me pije te ndryshme, embelsira etj…

Adresa: Shëtitorja “Elez Isufi”, përballë Pallatit të Kulturës, Peshkopia, Dibër, Albania

f                                                      Rezervo

Orari:

07:00 - 23:00

Informacion shtesë:

Zerja Resort

Rruga Peshkopi-Maqellare, Diber, Albania
+35568 406 2613, +35569 270 6613

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Bar, Hotel, Restorant, Pishine

 

Zerja Resort është një nga resortet me luksoze te ndertuar   ne hyrje te Peshkopisë  që ofron dhoma prej druri me stil modern e komode.

Zerja Resort ofron specialitetet me te mira te kuzhines tradicionale shqiptare te gershetuar me ate mesdhetare.

Te ndodhur kudo ku kerkohet cilesia me e larte e gatimit dhe konforti maksimal.
Kualiteti dhe kreativiteti jane elementet themelore te filozofise “Zerja”. Ne kemi krijuar një marrëdhënie tepër të ngushtë me klientët dhe partneritet të shkëlqyer me biznese të ndryshme.
Specialitet e Zerja Resort : përfshijnë: Sallatat, Pastat, Rizotot, Perimet dhe Mishi ne zgare ose kombinimet e ndryshme.
Mikpritja e veçantë dhe ndjenja e pakrahasueshme e kënaqësisë kanë bërë që klientët tanë ta konsiderojnë : Zerja Resort si një shtëpi jashtë shtëpisë.

Zerja Resort ofron nder te tjerash, hapesiren per parkim, e cila eshte e gjitha ne dispozicion te klientit dhe padiskutim, ato me te rendesishmet, rehatine dhe relaksin qe ju krijojne ambjentet e fjetjes, te cilat perbehen nga dhoma te ndryshme, me kushte optimale dhe me cmime konkuruese.

Moto: “Ju garantojme se nese vini nje here do riktheheni perseri, pasi vetem ne Zerja Resort  do keni pushime te paharrueshme !!”

Adresa: Rruga Peshkopi-Maqellare, Diber, Albania

f                                                      Rezervo

Orari:

08:00 - 00:00

Informacion shtesë:

Bolzano Lounge & More

Rruga "Safet Zhulali" ...100 m mbi shëtitoren"Elez Isufi" pas ish gjimnazit "Said Najdeni ", Peshkopia, Dibër, Albania
+355 68 689 2186

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Bar

Aroma e kafes eshte ajo qe te gjith duam te na zgjoj ne mengjes, ndaj ne nje prej bareve me te mira ne Diber e dini ku te gjeni shijen e vertete te kafes, Bolzano Lounge & More.
Atmosfera relaxuese, sikurse cdo dite te jete e djele te jep mundesin e shijimit te kafes apo pijeve te shumllojshme qe ne ju ofrojme. Dizenjuar me nje arkitektur detaiste moderne jep ndjesin jo vetem te relaxit por dhe komoditetit ne cdo cep te tij. Mund te them me plot gojen se Bolzano Lounge & More eshte bere destinacioni me i frekuentuar i qytetit.  Koncepti i Bolzano Lounge & More eshte themeluar mbi vizionin e nje lloj arratisjeje urbane, e krijuar eskluzivisht per miqte dhe e fokusuar ne ofrimin e nje eksperience luksoze dhe unike.

Bolzano Lounge & More ndodhet ne nje hapesire te gjere. Eshte vendi perfekt per te kaluar nje mbremje te kendshme ose nje pasdite clodhese nen tingujt e nje muzike te zgjedhur. Bari ofron pije klasike, koktejle kreative si dhe argetime te tjera ne dizajnin e tij modern te rinovuar rishtazi.

Adresa: Rruga “Safet Zhulali” …100 m mbi shëtitoren”Elez Isufi” pas ish gjimnazit “Said Najdeni “, Peshkopia, Dibër, Albania

f   Insta                                                      Rezervo

Orari:

08:00 - 00:00

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: