Muzeu i Kastriotëve

Sinë, Peshkopi, Diber, Albania

Përshkrimi i biznesit:

“Muzeu i Kastriotëve”, në fshatin Sinë të Dibrës ndodhet vetëm 20 kilometra larg qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1985 kjo zonë është përcaktuar nga historianët si qendra e Principatës së Kastriotëve dhe vendlindja e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë në fshatin Sinë e Poshtme u ndërtua po në këtë vit muzeu.
Ekzistenca e “Kepit të Skënderbeut”, “Gurëve të Gjinit”, si dhe gjetja e një mbishkrimi në gur, gjatë gërmimeve për plita,çuan në ndërtimin e muzeut, i cili në përbërje të tij ka patur në një sërë objektesh te luftëtarëve të mbledhura ndër vite.
Gjatë viteve ’90 edhe ky muze u plaçkit dhe duket se kjo gjë nuk po përfundon ende. Në maj të vitit 2011 u bë i mundur rikonstruksioni i muzeut, pasi ishte njoftuar që do të mbërrinte nga Italia Giorgo Marino Skënderbe, dhe fatmirësisht punimet ishin mbyllur një ditë më parë.
Tashmë “Muzeu i Kastriotëve” është në rregull jashtë dhe thuajse bosh brenda.
Krahas rrugës së shkatërruarr, e cila pengon së tepërmi ardhjen e vizitorve, me keqardhje konstatohet edhe “humbja” e objekteve.
Një banor të zonës thotë: ”Komuna duhet të japë 50 mijë lekë (të vjetra), për personin që do ta mirmbajë dhe do të luaj rolin e cicëronit,por ato nuk më japin asnjë lek,se m’a lanë mua si detyrë”.
Kështu qënka i shkruar fati i monumenteve tona, fat i pështirë mes plaçkitjeve dhe grabitjeve.

Share
  • 6
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
    6
    Shares

Informacion shtesë: