FESTA E DRINIT DIBER

Diber Albania

Përshkrimi i biznesit:

Festa e Drinit organizohet ne perputhje me objektivat afategjata te
zhvillimit te turizmit ne komunen Muhurr dhe zhvillimit komunal ne tersi.
Eshte nje fest e cila sherben si promovuese e ides per zhvillim.
Kjo feste do te jete ne nje dite e cila do te jap idene e fillimit te
sezonit te pushimit, ku nga kjo dite e pas ne bregun e lumit Drin, ofrohen
sherbime per pushim.
Data 1 (nje) Korrik e çdo viti do te jete dita e festes se Drinit.
Kjo feste zhvillohet ne te shtunen ose te Dielen me te afert me
daten 1 korrik, per arsye te nje pjesmarrje me masive si dite pushimi.
Mund te kete edhe shtyrje te dates ne vartesi te nje moti me shi apo
te ftohti duke patur parasysh se eshte festa e hapjes se sezonit te
plazhit.
Ne vazhdimesi , ne vartesi nga kushtet klimatereike do te kete levizje
data e zhvillimit te ketij aktiviteti
Adimistrata e komunes Muhurr eshte aktori kryesor qe kordinon te
gjitha veprimet per organizimin e festes se Drinit.
Detyrat per organizimin e dites “Festa e Drinit”.
1. Pregaditet nje banderol me shkrimin “Miresevini ne Muhurr” dhe
Welcome in Muhurr” e cila vendoset ne vendin me te dukshem ne
hyrje.
2. Pregaditet dhe shperndahen ftesat, behen njoftime ne median e
shkruar dhe elektronike lokale.
3. Kontaktohen tregtaret e fast-food dhe dyqaneve te tjera ushqimore,
duke ofruar sherbim ambulant. Gjithashtu kontaktohen edhe
shoferet e transportit te udhetareve per transport nga Peshkopia ne
Muhurr.
4. Pergatitje e terrenit ku do te zhvillohet aktiviteti duke improvizuar
skena sipas mundesive ekonomike , si dhe rregullim e pastrim te
siperfaqeve per plazh.
5. Sigurimi i fonise.
6. Marrin pjese kengetar, valltar ,humoriste qe interpretojn live.
7. Organizohen ekipe per zhvillim lojrash sportive si Futboll, Volejbill,
Not etj.
8. Organizohen ekipe per zhvillim lojrash popullore si terheqje litari,
kala Dibrançe, thyrje krahu etj.
9. Eshte e pranishme trupa e Cirkut te peshkopise.
10.Krijohet nje kend per afirmimin dhe shitjen e prodhimeve vendase.
11.Pregaditet dreka per te ftuarit.
12.Behet njoftim zyrtar per policine per ruajtjen e rendit dhe te sigurise
publike.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: